Këshilla praktike si të zgjidhni parfumin e duhur sipas karakterit tuaj

Me ardhjen e çdo sezoni të ri, parfumierët nxjerrin në treg aroma të ndryshme të lehta për t’u përshtatur me temperaturat e jashtme. Gjatë stinëve të ngrohta, aromat janë të lehta, të freskëta dhe me lule. Ato mund të hidhen direkt në lëkurë për të përhapur aromë gjatë gjithë ditës ndonëse parfumet evoluojnë në varësi të lëkurës dhe të momentit kur ne i hedhim. Parfumi zbehet paksa në fund të ditës, por gjatë drekës ne gjithmonë zbulojnë esenca të reja të tij. Një parfum tregon shumë për karakterin dhe temperamentin e një gruaje kështu që përdorimi i tij nuk duhet neglizhuar. Në varësi të karakterit, zgjidhni aromat që ju përshtaten

1. Nëse keni karakter të qetë dhe dëshironi që lëkura juaj të jetë e freskët, mund të përdorni aromat e lehta dhe me shije frutash. Ju dëshironi që parfumi të përthithet nga lëkura, të jetë pjesë juaja. Parfumet e përbëra nga lulet me aromë, si irisi, jasemini, qershia, livanda janë zgjidhjet e duhura për ju!
2. Nëse keni karakter ëndërrimtar dhe romantik, dëshironi që parfumi të shërbejë si një mbulesë që ju mbështjell nën magjinë e një flladi pranveror. Aromat e ëmbla, sidomos ato pranverore, që frymëzojnë anën romantike, janë të duhurat për ju. Këto janë aromat që përmbajnë vanilje, trëndafil, myshk, bergamot apo portokall.
3. Nëse keni karakter misterioz dhe sensual, mendohet të keni personalitet të fortë. Jeni aventurierë dhe me temperament të zjarrtë, prandaj pëlqeni të bëni jetë të mbushur me aktivitete dhe gjallëri. Për ju ka vetëm një zgjedhje: parfume marramendëse me qelibar dhe aromat dehëse te cajit te gjelber dhe bigarades se fresket dhe energjike.

Nëse veshkat tuaja janë në rrezik, trupi do t’ju japë këto shenja, mos i injoroni

Rreth 90% e njerëzve nuk i kuptojnë shenjat e para të sëmundjeve të veshkave, ndaj edhe i kapin ato në faza të avancuara, ku shumicën e rasteve veshkat kanë dështuar.

Ja disa nga simptomat më kryesore të mosfunksionimit të veshkave:

Rritja e presionit të gjakut: kjo simptomë vjen kur veshkat kanë një dëm të konsiderueshëm. Veshkat në këtë fazë rrisin presionin e lartë të gjakut.

Probleme me përqëndrimin: kur veshkat fillojnë të dështojnë, ato e bëjnë më pak efektiv largimin e mbeturinave nga trupi. Dështimi i veshkave çon në akumulimin e mbeturinave në trup dhe shkaktojnë probleme të tilla si të vjella, humbje oreksi, dhimbje koke, paaftësi për t’u përqëndruar, dobësim të sistemit imunitar etj.

Lodhje e vazhdueshme: kjo është një nga simptomat e para dhe më e përhapura thuajse tek të gjitha sëmundjet. Veshkat kur nuk funksionojnë siç duhet ulin nivelin e hemoglobinës dhe ulin nivelet e energjisë. Veshkat mund të shkaktojnë anemi gjithashtu.

Ënjtje në trup: kur veshkat nuk funksionojnë siç duhet, ato akumulojnë ujin dhe mbeturinat në trup, kjo shkakton ënjtje të nyjeve limfatike, të barkut dhe të kofshëve.

Largoni mbetjet toksike nga zorra e trashë me këtë metodë alternative!

Në Shtetet e Bashkuara, pastrimi i zorrës së trashë u bë i famshëm gjatë viteve 1920 dhe 1930. Ajo është kryer e bazuar në teorinë e vetëhelmimit të organizmit. Mishi i patrazuar dhe ushqime të tjera mund të shkaktojnë grumbullimin e toksinave dhe helmeve në trup. Këto toksina mund të shkaktojnë lodhje, dhimbje koke, shtim në peshë, dhe energji të ulët.

Kur vendosni të konsumoni perime dhe fruta është thelbësore të zgjidhni ato të larta në fibra dhe të pasura në lëndë ushqyese. Mollët janë të larta në fibra të tretshme dhe ju ndihmojnë për tu ndierë të ngopur më gjatë. Ato gjithashtu përbëhen nga fibra që eleminojën kapsllëkun.

Farat e lirit janë të mira për pastrimin e zorrës së trashë. Ato janë gjithashtu të pasura me fibra, të cilat përmirësojnë thithjen e ushqyesve nga zorrët. Farat e lirit do t’ju ndihmojë të zvogëloni rrezikun e kancerit të zorrës së trashë, si edhe të mbroni zemrën nga r zemrën nga sëmundjet kardiovaskulare. Përveç kësaj, fara liri janë të pasura me acide yndyrore omega-3.

Ja receta e mrekullueshme që do t’ju mundësojë pastrim efektiv të zorrës së trashë nga toksinat:

Përbërësit:

1 mollë

1 lugë mjaltë (për ëmbëlsi)

1 lugë çaji fara chia

1 lugë çaji fara liri

ujë 1 filxhan

Metoda e përgatitjes:

Së pari, përzieni të gjithë përbërësit së bashku, përveç farave chia.

Pastaj, vendosni përzierjen në gotë dhe hidhni farat.

Përziejeni dhe pijeni.

Kur hani ushqime të pasura me fibra të tilla si molla, është e rëndësishme të pini shumë ujë.

Kujdes: nëse ndonjë nga përbërësit ju shkakton reaksion, konsultohuni me mjekun!

Ja çfarë ndodhë nëse digjni në shtëpi një gjethe dafine

Nëse gjethet e dafinës i përdorni vetëm për t’i shtuar shijen ushqimeve të ndryshme pasi të mësoni këtë përdorim alternativ të saj, e sigurtë që në shtëpinë tuaj nuk do të mungojë kurrë kjo bimë.

Shumë njerëz po djegin gjethe të dafinës dhe arsyeja do t’ju lërë pa fjalë. Aroma e forte e kësaj bime do të largojë te gjitha insektet nga shtëpia juaj.

Përdorimi i produkteve kimikate mund te jetë i dëmshëm jo vetëm për shëndetin tuaj, ndaj kjo është mënyra më e mirë natyrale për të shpëtuar nga insektet si furtaret, buburecat etj.

Dafina nuk është e vetmja bimë që mund të përdoret për ketë qëllim pasi erëza të tjera të freskëta si mentja apo nenexhiku mund të kryejnë te njëjtin funksion.

Recetë gjermane: Pije natyrale që rrit imunitetin

Nëse e keni imunitetin e dobësuar, provoni që të pini këtë pije për forcimin e tij, që bëhet lehtë dhe jep rezultate shumë të efektshme.

Merrni katër limonë, lajini me lëvore dhe pastaj i preni në copa.

Pastaj shtoni katër thelba të copëtuar të hudhrës dhe një copë rrënjë xhenxhefili, dhe të gjitha së bashku i grini në një aparat elektrik për grirje.

Masën e përzier e nxeni në një tenxhere pasi të keni shtuar ujë të mjaftueshëm, dy deri në tri litra.

Kur masa të vlojë, lëreni që të ftohet, pastaj kullojeni dhe vendoseni në frigorifer.

Çdo mëngjes në një stomak bosh dhe dy orë para gjumit pini dy decilitra të kësaj pije.

Para përdorimit, shkundeni që xhenxhefil mos të mbetet në fund dhe mos u shqetësoni për shijen e hudhrës, sepse do të zhduket në frigorifer./

Me këtë përbërës zbardhni dhëmbët për 4 minuta

Dhëmbët e bardhë dhe të rregullt janë gjithmonë më tërheqës, prandaj kujdesi ndaj tyre është një domosdoshmëri e vërtetë.

Përveç pastrimit normal me furçë dhe pastë të dhëmbëve, ju mund t’i pastroni dhëmbët edhe me një produkt që mund ta bëni në kushte shtëpie.

Përbërësit: Një lugë vaj kokosi, gjysmë luge shafran, vaj mente.

I përzieni të gjithë përbërësit dhe pastaj me furçë të dhëmbëve e aplikoni pastën e fituar në dhëmbë.

Është e nevojshme që pasta të qëndrojë për 3-5 minuta dhe pastaj të pastrohet. Këtë metodë duhet përsëritur derisa të veni re ndryshimin mahnitës.

Hudhra mund t’iu shpëtojë jetën, ja si ta përdorni në sëmundjet e zemrës

Hudhra përdoret për zemër dhe sistemin e gjakut. Ajo mund të stabilizojë shtypjen e gjakut, të shmangë sëmundje të zemrës, sulmin në zemër dhe arterosklerozën.

Disa prej këtyre pretendimeve mbështeten edhe nga shkenca. Disa njerëz e përdorin atë për të parandaluar kancerin e zorrëve, stomakut, gjirit, prostatës dhe mushkërive.

Hudhra e prodhon një përbërës të quajtur alicin. Alicini ia jep erën hudhrës, atë që e ka. Por, a keni dëgjuar ndonjëherë se njerëzit e përdorin atë edhe si “sheqerkë”? Po, kjo është e vërtetë.

Kinezët e vendosin një hudhër në gojë dhe e lënë aty për 30 minuta. Kjo praktikë është një metodë e lashtë që përdoret zakonisht në mëngjes. Rezultatet janë të pabesueshme.

Ushqyesit e shëndetshëm që gjenden në hudhër hyjnë në organizmin tuaj përmes pështymës tuaj dhe i pastrojnë enët e gjakut. Pas 30 minutave, ju duhet ta nxirrni hudhrën. Lani dhëmbët dhe në qoftë se ende keni “erën e keqe” të hudhrës, atëherë përtypni një kokërr kafeje ose majdanoz.

Kjo “sheqerkë” hudhër ka shumë përfitime shëndetësore për trupin tuaj, të tilla si: pastron trupin tuaj, promovon shëndet të mirë të veshkave, pastron lëkurën tuaj, punon si një shtytës imunitar, vepron kundër bronkitit, kontrollon oreksin tuaj etj.

Pra, nëse përjetoni ndonjë nga problemet e përmendura më lartë, atëherë ky është ilaçi i duhur për ju.

Ky është ushqimi më kancerogjen që ekziston! Shikojeni se si prodhohet në fabrika dhe do të bindeni (Video)

Salsiçet janë ushqimi më i njohur i shpejt në Amerikë dhe vetëm atje hahen rreth 7 miliardë salsiçe gjatë verës.Por, pavarësisht se sa i shijshëm është ky ushqim, salsiçet janë me të vërtetë të dëmshme për shëndetin.
Zakonisht ato bëhen nga mishi pulës, mishi i lopës dhe i derrit, por procesi i prodhimit përfshinë shtimin e shumë mbetjeve të kafshëve si këmbët, lëkura, dhjami, kthetrat etj. Aditivët si shurupi i misrit, kripa dhe shumë tjerë shtohen për ta përmirësuar shijen, gjë e cila ndryshon nga shteti në shtet.

2 muaj më parë Ushqimet ideale për një kujtesë të mirë Gjëja më e keqe është se disa nga shijet të cilat shtohen gjatë procesit të prodhimit vijnë nga guaskat e insekteve të vogla që zihen në karbonat sodiumi dhe amoniak.Megjithatë, asnjëherë nuk mund të jemi të sigurt për aditivët që përdoren për krijimin e salsiçeve pasi që asnjëherë nuk shkruhen në pakot e shitjes.

Sipas hulumtimeve të kryera në Universitetin e Hawaii, mishi i proceduar e rritë rrezikun e kancerit të pankreasit deri në 67 për qind. Mishi i proceduar thuajse gjithmonë përmban aditivë si nitratet dhe është substancë e cila është dëshmuar se e rritë rrezikun e kancerit në stomak, fshikëz, pankreas etj.

Siç pohon edhe American Institute For Cancer Research, vetëm një salsiçe në ditë e rritë rrezikun e kancerit kolorektal për 21 për qind.Shikoni videon e mëposhtme për të mësuar më shumë rreth mënyrës se si bëhet ky produkt ushqimor.

Dhjami në bark eliminohet me 3 lugë në ditë nga kjo përzierje

Dhjami në bark eliminohet me 3 lugë në ditë nga kjo përzierje

Yndyra e akumuluar rreth barkut është shumë e vështirë për t’u eleminuar, veçanërisht kur nuk gjeni mënyrat e duhura. Dietat janë një ndihmesë shumë e madhe, aktiviteti fizik poashtu, por ka edhe mënyra të tjera shumë të dobishme. Përzierja me të cilën do t’ju njohim është njëra prej tyre, më e fuqishmja e të gjitha kohërave.Nëse doni të kujdeseni vërtetë për shëndetin tuaj, duhet ta konsumoni atë çdo ditë. Me vetëm 3 lugë në ditë nga kjo përzierje, ju do të humbni peshë dhe do të ulni kolesterolin. Përmban hudhër dhe verë e kuqe. Hudhra pastron gjakun tuaj nga toksinat, përmirson funksionimin e organeve tuaja dhe forcon sistemin imunitar.
Vera e kuqe është një burim i shkëlqyer i resveratrolit, një antioxidant i fuqishëm dhe agjent anti-inflamator që mund të parandalojë mpiksjen e gjakut që është shpesh shkaku kryesor për sëmundjet e zemrës ose goditjet në tru.
Kjo përzierje rrit metabolizmin tuaj dhe nxit humbjen e peshës, duke eleminuar edhe depozitat më të dëmshme nga indet tuaja.

Përbërësit:
12 thelpinj hudhër
½ një litër verë të kuqe

Përgatitja:
Qëroni thelpinjtë e hudhrës dhe vendosini ato në një kavanoz. Hidhni mbi të edhe verën e kuqe dhe lëreni përzierjen mënjanë për rreth 2 javë.
Tundeni kavanozin herë pas here çdo ditë dhe pas 2 javësh kullojeni atë, duke e transferuar në nëj shishe qelqi të errët.
Pini nga kjo përzierje 3 lugë gjelle gjatë ditës për një muaj rresht. Bëni një pushim rreth 6 muaj dhe më pas mund t’a përdorni atë sërish.

Maskë për rritjen e flokut, shumë femra kanë mbetur pa fjalë

Maskë për rritjen e flokut

Kjo maske eshte nje mrekulli.Nqs ju e realizoni ashtu sic duhet atehere kjo maske do te japi efekte te mrekullueshme per rritjen e shpejte te flokut,rigjenerimin dhe do i japi atij shume shkelqim. Perdoret per cdo lloj floku .

Cfare duhet te beni:

Fillimisht ju duhet te ngrohni dy filxhan (kafeje) vaj ulliri (jo te nxehte) .Pasi ta keni ngrohur aplikojeni ne floke (ne rrenje) mbajeni koken poshte kur ta aplikoni per 5 minuta . Gjate ketyre 5 minutave me koke poshte ju do i beni nje masazh rrenjes se kokes shume butesisht.Me kete masazh ju do te stimuloni rritjen e flokut.Me pas vajin e ullirit aplikojeni ne te gjithe flokun duke bere edhe nje masazh te majat.Me kete masazh ju luftoni majat dyshe.

Pasi e keni mbajtur kete perberje per 40 minuta ashtu sic e keni do aplikoni masken super rigjeneruese qe perbehet nga veza dhe mjalti .

Perbersit:

1 e verdhe veze
4 luge mjalte

Perdorimi:

Pasi e keni rrahur te verdhen e vezes shtojini mjaltin e shkrire.Perziejini mire te dy perbersit edhe aplikojeni masken nga rrenja deri ne maja.Kkete perzierje ju do ta mbani per 20 minuta.Pra gjithsej per realizimin e maskes duhet 1 ore.

Maska behet njehere ne jave dhe rezultatet shihen brenda muajit te pare.