Uncategorized — January 11, 2017 at 2:32 am

Ja si ju bën nëna më të lumtur, sipas shkencës

by

Nuk ka rëndësi a e thirrni nënë, mami apo në emër, është e pamohueshme se sa mirë ndjehemi kur ajo është afër nesh.

Kjo nuk është vetëm për t’u treguar poetik, pasi që shkenca tregon se nëna përmirëson me të vërtetë mirëqenien tonë.

1. Ajo na qetëson
Dëshironi të qetësoheni? Bisedoni me nënën. Sipas një studimi të vitit 2010, vetëm pak minuta bisedë me nënën mund të ndikojnë që të reduktohet stresi. Kjo për shkak se vetëm kur e dëgjoni zërin e saj, hormoni i ndjenjës së mirë i quajtur “oksitocin” lirohet në trup.

2. Ka pasur ndikim në zhvillimin tonë të trurit
Duhet ta falënderojmë nënën për intelektin tonë. Hulumtimet sugjerojnë se dashuria e nënës dhe sjellja e saj e kujdesshme mund të kontribuojnë në një hipokampus më të madh, pjesën e trurit e cila është përgjegjëse për mësim, kujtesë dhe përgjigje ndaj stresit.

3. Ajo na bënë të qeshim
Qoftë duke shikuar fotografi të vjetra ose duke bërë shaka me të, nënat kanë një mënyrë të veçantë të na bëjnë të qeshim. Dhe kjo është shumë mirë për nivelet e stresit, pasi studime të ndryshme tregojnë se qeshja redukton kortizolin apo hormonin e stresit

4. Lidhja me të ndikon që të kemi marrëdhënie më romantike
Sa mirë ia dalim që të lidhemi me nënën në vitet e zhvillimit, ndikon shumë në marrëdhënien tonë më vonë në jetë, thuhet sipas një studimi të vitit 2010. Sa më e fortë të jetë lidhja me nënën si adoleshent, aq më i lartë do të jetë kualiteti i një marrëdhënie në moshë të rritur, raportoi LiveScience. Sigurohuni që ta falënderoni nënën në dasmën tuaj!

5. Është njëra nga personat e parë që na ka dashur
Dhe kjo është dashuri e nivelit biologjik. Në analizat e një truri të një nëne pasi kishte lindur, The Atlantic raportoi se “të bëhesh prind është si të biesh në dashuri”, transmeton gazeta express. Me fjalë të tjera, ndodhin të njëjtat proceset sociale.

6. Ajo mund të jetë mikja jonë më e mirë
Kush tjetër do t’ju dëgjojë duke u ankuar për punën ose të hajë akullore me ju në 2 të mëngjesit? Hulumtimet tregojnë se të kalosh kohë me mikun më të mirë gjithashtu reduktohet stresi – dhe për vendin e mikut më të mirë kush mund të jetë më meritor sesa nëna?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*