Të gjitha përdorimet e vajit të kokosit për lëkurën dhe flokët

Vaji i kokosit është një nga vajrat më të njohura natyrale, që mund të sjellë përveç përfitimeve të saj të shumta shëndetësore, dhe një gamë të gjerë përdorimesh. Ne ju japim disa arsye më shumë për t’u dashuruar me vajin e kokosit, pasi do të dukeni 10 vjet më të reja:

Ushqen lëkurën
Për të ushqyer lëkurën, për të luftuar rrudhat dhe për ta bërë atë të butë dhe elastike, aplikoni vaj kokosi në lëkurë çdo natë para se të flini. Lëreni të veprojë gjatë natës.

Krem për celulitin
Ky vaj është i mrekullueshëm në rastin e celulitit. Vetëm përziejeni me mjaltë dhe aplikojeni në zonat e prekura para se të flini. Lëreni të veprojë deri në mëngjes. Pas disa javësh, celuliti do të zhduket plotësisht.

Krem për duart
Vaj kokosit ka veti të fuqishme për zbutjen e duarve dhe për të qetësuar lëkurën e tyre. Vetëm aplikojeni atë dhe ju menjëherë do të vini re efektet.

Krem depilimi
Kremrat e depilimit janë plot me kimikate të dëmshme, ndërkohë që ky vaj e hidraton lëkurën dhe zakonisht përdoret për të rruajtur zonat poshtë sqetullave.

Trajtimi i qerpikëve
Në qoftë se ju përdorni kozmetikë shpesh, ky vaj do të jetë produkti i preferuar për heqjen e make-up-¬it, por edhe gjithashtu do të nxisë rritjen e qerpikëve tuaj. Aplikojnë atë në lëkurën e kokës apo qerpikë para se të shkoni për të fjetur çdo natë. Do të përshpejtojë rritjen e flokëve dhe do të ndihmojë problemet me rënien e tyre.

Venat me variçe
Për të trajtuar venat me variçe përdorimi i këtij vaji është një mënyrë krejtësisht e natyrshme, vetëm duke masazhuar zonat e prekura përditë.

Burimi:Panorama

Pranvera detoks; koha dhe mënyrat për t’u rikthyer në formë

Pranvera është mundësia e fundit për t’u rikthyer në formë, pas abuzimit me ushqime apo pije alkoolike, gjatë dimrit. Nëse ende nuk e keni ndarë mendjen, mund të jetë mundësia e fundit. Më mirë vonë se kurrë!
Është e kotë që të vareni prej artikujve që mbushin përditë revistat apo faqet online. Nuk kanë për të funksionuar as dietat që shpikni vetë. Gjëja kryesore është që të mos kapërceni vaktet, asgjë të mirë nuk keni për të arritur. Këshillohuni me një dietolog në mënyrë që të merrni dietën që iu duhet.

Domosdoshmëria e ujit, çajrave dhe lëngjeve
Pini vazhdimisht ujë! Të paktën 1 lt në ditë. Përpiquni që dy apo tre herë, gjatë ditë, të pini çajra natyral me bazë xhinxheri, finoku e qershie. Mundohuni që të mos shtoni sheqer. Frutat e shtrydhura apo smoothi-t janë një tjetër alternativë për të pastruar trupin nga toksinat. Shmangni pijet alkoolike apo lëngje të tjera me konservues e sheqer. Mënyra më e mirë për të nisur dietën është pikërisht detoksikimi.

Mos kurseni bishtajorët dhe perimet. Mund të hani 2-3 racione në ditë sepse janë burim fribrash dhe mineralesh. Përdorini të pjekura ose të ziera dhe bëni kujdes me sasinë e kripës dhe vajit.

Living

8 maska natyrale për të gjitha problemet e lëkurës

Njësoj si organzimi ka nevojë për minerale e vitamina që ne i marrim përmes ushiqmit, ashtu dhe lëkura jonë ka nevojë për vlera ushqyese.Kur kemi mundesinë ta ushqejmë me përbërës natyralë përse zgjedhim produktet që u janë nënshtruar proceve të ndryshme kimike etj. Zgjidhja e problemeve të lëkurës mund të gjendet në kuzhinën tuaj. Për çdo shqetësim që keni ekziston një ushqim që e trajton. Mënyra e përgatitjes dhe e aplikimit është e njëjtë për të gjitha maskat. Ajo që ju duhet të bëni është vetëm të përzieni përbërësit e të lyeni fytyrën me masën që keni përftuar. Maskat duhen mbajtur në lëkurë për më shumë se 10 minuta e më pas ta shpëlani me ujë të vakët. Më poshtë do të lexoni 8 maska për të gjitha problemet e lekurës, të përgatitura tërësisht në kushte shtëpie dhe me përbërës natyrale

Rifreskim i fytyrës përpara gjumit
Tulin e një domateje+2 lugë qumësht
Maskë anti rrudhë
1 vezë+ 1 lugë xhel apo lëng aloe vera
Maskë kundër pikave dhe shenjave
1 të bardhë veze + një lugë lëng limoni
Për një fytyrë që shkëlqen
2 lugë kos+ 2 lugë lëng limoni
Për lëkurat e yndyrshme
Një lugë kurkum + 2 lugë lëng apo xhel Aloe Vera
Maskë hidratuese
1 lugë lëng limoni+ 2 lugë mjaltë
Maska që trajton aknet dhe parandalon shfaqjen e tyre
1 lugë kanellë pluhur+ 2 lugë mjaltë
Scrub për pastrimin e thellë të lëkurës
2 lugë kos+ 1 lugë tërshërë të grirë

Këshilla praktike si të zgjidhni parfumin e duhur sipas karakterit tuaj

Me ardhjen e çdo sezoni të ri, parfumierët nxjerrin në treg aroma të ndryshme të lehta për t’u përshtatur me temperaturat e jashtme. Gjatë stinëve të ngrohta, aromat janë të lehta, të freskëta dhe me lule. Ato mund të hidhen direkt në lëkurë për të përhapur aromë gjatë gjithë ditës ndonëse parfumet evoluojnë në varësi të lëkurës dhe të momentit kur ne i hedhim. Parfumi zbehet paksa në fund të ditës, por gjatë drekës ne gjithmonë zbulojnë esenca të reja të tij. Një parfum tregon shumë për karakterin dhe temperamentin e një gruaje kështu që përdorimi i tij nuk duhet neglizhuar. Në varësi të karakterit, zgjidhni aromat që ju përshtaten

1. Nëse keni karakter të qetë dhe dëshironi që lëkura juaj të jetë e freskët, mund të përdorni aromat e lehta dhe me shije frutash. Ju dëshironi që parfumi të përthithet nga lëkura, të jetë pjesë juaja. Parfumet e përbëra nga lulet me aromë, si irisi, jasemini, qershia, livanda janë zgjidhjet e duhura për ju!
2. Nëse keni karakter ëndërrimtar dhe romantik, dëshironi që parfumi të shërbejë si një mbulesë që ju mbështjell nën magjinë e një flladi pranveror. Aromat e ëmbla, sidomos ato pranverore, që frymëzojnë anën romantike, janë të duhurat për ju. Këto janë aromat që përmbajnë vanilje, trëndafil, myshk, bergamot apo portokall.
3. Nëse keni karakter misterioz dhe sensual, mendohet të keni personalitet të fortë. Jeni aventurierë dhe me temperament të zjarrtë, prandaj pëlqeni të bëni jetë të mbushur me aktivitete dhe gjallëri. Për ju ka vetëm një zgjedhje: parfume marramendëse me qelibar dhe aromat dehëse te cajit te gjelber dhe bigarades se fresket dhe energjike.

“Pushoooooo!” / Fevziu gati të “shpërthejë” sërish në emision

Të gjithë e mbajnë mend shpërthimin e gazetarit Blendi Fevziu në emisionin e tij “Opinion” ndaj Artan Lames.

Por duket se një tjetër, skenar i ngjashëm mund të ishte parë sot në televizion nëse nuk “do të ndërhynte” Kreu i PD Lulzim Basha.

Gjatë një lidhje direkte nga protesta, për gazetarin Fevziu, ishte e vështirë të dëgjonte përgjigjet e Bashës, në një kohë që simpatizantët e djathtë po brohorisnin: “Edi Rama ka mbaru!”

Në këtë moment, Fevziu i ka kërkuar Bashës që të qetësojë protestuesit.

“Dhe ju lutem zoti Basha a mund t’u thoni mbështetësve që të ulin zërin sepse mezi ju dëgjoj.” tha Fevziu

Në të kundërt, edhe pse ndodh rrallë, të gjithë protestuesit e dinë çfarë ndodh “kur shpërthen” Fevziu.

Djali i i deputetit rrah një 17 vjeçar

Policia e Tiranës ka ndaluar djalin e një deputeti të Shqipërisë, pasi akuzohet për dhunë fizike ndaj bashkëmoshatarit të tij.
I ndaluari është Geri Fufi, djali i deputetit të PD Mhill Fufi. Siç njofton policia, Geri së bashku me shokun e tij me iniciale R.S. janë ndaluar nga policia pasi që të dy kanë goditur me grushte një bashkëmoshatar të tyre.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur përballë shkollës ‘Besnik Sykja’, ku dy të rinjtë kanë goditur me grushte 17-vjeçarin D. S., i cili më pas ka bërë një denoncim.

Oficerët e komisariatit numër 2 kanë shoqëruar dy adoleshentët dhe pas marrjes në pyetje është vendosur që ata të hetohen në gjendje të lirë.

I biri ia shpëton jetën nënës së sëmurë nga kanceri

I biri ia shpëton jetën nënës së sëmurë nga kanceri

“Ky është heroi im i vogël”.

Punëtorja 26-vjeçare e një qendre të thirrjeve telefonike thotë se i biri i saj, Teddy, i cili tani ka një vit, shqetësohej dhe bërtiste, kur ajo tentonte t’i jepte gji, por këtë e bënte vetëm kur ajo tentonte t’ia jepte gjirin e djathtë,raporton Gazeta Kosova Sot

Për shumicën e nënave të reja, momenti kur foshnjat e tyre refuzojnë të ushqyerit me gji, mund të jetë një përvojë traumatike, por në rastin e Sarah Boyle-it, ajo beson se një gjë e tillë ia shpëtoi jetën. Punëtorja 26-vjeçare e një qendre të thirrjeve telefonike thotë se i biri i saj, Teddy, i cili tani ka një vit, shqetësohej dhe bërtiste kur ajo tentonte t’i jepte gji, por këtë e bënte vetëm kur ajo tentonte t’ia jepte gjirin e djathtë. E shqetësuar, ajo kishte shkuar te mjeku i saj i përgjithshëm, i cili i kishte thënë që ta bënte një skanim dhe biopsi të gjirit. Dy javë më vonë, ajo u diagnostikua me kancer të gjirit.

Qumështi i gjirit kishte një shije të ndryshme Boyle, e cila jeton me burrin e saj Steven, 28-vjeçar, në Stafordshajër, tani është duke u mjekuar me kimioterapi, para se t’i hiqen të dy gjinjtë e saj. Ja si shprehet ajo tani: ‘Teddy është heroi im, sikur të mos ishte ai, kurrë nuk do të dyshoja se vuaja nga kanceri. Mjeku më kishte thënë se të ushqyerit me gji ndihmon në krijimin e lidhjes midis foshnjës dhe nënës. Në rastin tim, ai bëri diçka edhe më shumë – ma shpëtoi jetën. Me gjasë Teddy hetonte që qumështi i gjirit tim të djathtë kishte një shije të ndryshme, prandaj edhe nuk e pinte atë”. Zonja Boyle tregon se kur kishte lindur Teddy në muajin shkurt të vitit të kaluar, ai e kishte pranuar ushqimin me gji “shumë mirë”. Pesë muaj më vonë, ajo vërejti ndryshimet midis gjinjve të saj, por mjeku i përgjithshëm i kishte thënë se nuk kishte arsye për t’u shqetësuar.

Sapo iu vu diagnoza, i thanë që të mos e ushqente më të birin me gji Por, një muaj më vonë, Teddy pushoi së marri gjirin e djathtë. “Sa herë që ia ofroja gjirin e djathtë, ai çmendej fare. Shqetësohej dhe bërtiste me zë të lartë”. Kur kishte marrë vesh se vuante nga kanceri i gjirit, gruaja ishte mërzitur së tepërmi, por në të njëjtën kohë, kishte filluar që të ndihej krenare që i biri i saj, Teddy, ia kishte tërhequr vërejtjen për këtë problem. Sapo iu vu diagnoza, asaj i thanë që të mos e ushqente më të birin me gji, në mënyrë që menjëherë t’ia fillonte kimioterapisë. Ajo tani është në gjysmë të trajtimit. Ajo tregon se ishte ndier shumë keq, kur kishin filluar t’i binin flokët, por meqë të gjithë të afërmit e saj i kishin ofruar mbështetje, ajo e kishte tejkaluar lehtë këtë problem..

Kura natyrale për infeksionin mykotik

Infeksioni mykotik është një nga infeksionet më të përhapura tek femrat. Çdo femër, të paktën një herë në jetë, por ka edhe raste të tjera të cilave u përsëritët herë pas here, ndërsa mund te shfaqet edhe tek vajzat e vogla.

Infeksioni mykotik vaginal njihet ndryshe edhe si Candida.

Kjo është një kërpudhë e zakonshme e pranishme në gojë, vagjinë, pore, lëkurë dhe traktin tretës. Kur është në sasi të vogla ky bakter nuk shkakton asnjë problem, por në rastet e një ulje të imunitetit për shkak të një sëmundje, diabetit, mbipeshës, shtatzënisë dhe përdorimit të antibiotikëve, ky infeksion mund të rëndohet.

Është normale që në trup të ketë kërpudha dhe tharm. E mbajnë nën kontroll florën e rregullt të përbërë nga bakteret vagjinale. Mirëpo, nganjëherë ajo baraspeshë çrregullohet dhe tharmi shumëfishohet shpejt dhe e shkakton infeksionin.

Ekzistojnë disa situata në të cilat tharmi mund të shumëzohet. Për shembull ilaçi antibiotik mund ta mbysë bakterin që e mban në rregull nivelin e tharmit. Kushtet në të cilat shkaktohen ndryshimet hormonale, siç janë: menopauza, shtatzënia, marrja e tabletave kontraceptive, diabeti gjithashtu, mund të shkaktojnë rritje të nivelit të tharmit.

Cilat janë simptomat?

Simptomat e tjera: kruarja, skuqja në pjesën e jashtme të vagjinës, djegia gjatë urinimit.
Disa gra të infektuara me candida mund të mos kenë kurrfarë simptomash. Tek mashkulli tharmi mund të shkaktojë ënjtje dhe skuqje në penis.

Si mjekohet? Aplikohet trajtimi me ilaçe. Infeksioni mund të mjekohet për disa ditë gjatë javës.

Si të kujdesemi për vetveten?

– Hiqni dorë nga marrëdhëniet seksuale derisa të mjekohet infeksioni.
– Ndiqni udhëzimet e mjekut për shfrytëzimin e ilaçeve.
– Hiqni dorë nga ushqimi me shumë sheqer.
– Mbani veshje të pambukta dhe ndërroni ato sa më shpesh.
– Hiqni dorë nga përdorimi i produkteve higjienike, siç janë shamponat, sprejet etj. në regjionin vagjinal. Përjashtohen rastet nëse këtë ua ka rekomanduar mjeku.
– Mbajeni të thatë zonën gjenitale.
– Dobësohuni, nëse jeni tepër mbipeshë.
– Nëse jeni me diabet, kushtoni kujdes nivelit të
sheqerit në gjak.
– Përpiquni që të konsumoni kos. Disa gra kanë dëshmuar se kosi ndihmon për ta penguar shtimin e tharmit.
– Vizitoni mjekun tuaj, nëse përsëritet infeksioni i tharmit në afatin prej dy muajve ose nëse infeksioni vazhdon të jetë edhe më tutje, me gjithë mjekimin.

Kura natyrale

Kosi është një nga produktet më të mira që bllokon shtimin e infeksionin mykotik. Thjesht ngrënia e kosit të ndihmon në parandalim, por edhe nëse lyeni një tampon me kos dhe e fusni brenda në vagjinë dy herë në ditë është një mënyrë për ta kuruar.

Soda e bukës është shumë e mirë për shpëlarje nga jashtë. Mbi të gjitha për vajzat e reja, mbushni një legen me ujë të ngrohtë dhe tretni në të pak sodë buke. Uleni brenda në legen për
disa minuta.

Edhe hudhra ndihmon në këtë rast.

Gjithashtu, vaji i holluar i pemës së çajit të gjelbër mund të përdoret për trajtimin e mykut vaginal.

Por në rastet kur nuk vërehet përmirësim, duhet marrë mjekimi i duhur të cilin do t’jua japi gjinekologu juaj. /

Pija shëruese e cila ul tensionin e lartë të gjakut: Çaj i shijshëm që pastron enët e gjakut më mirë se ilaçet

Bima të cilën deri tani nuk e keni përdorur mjaftueshëm ka veprim të shkëlqyeshëm ndaj tensionit të lartë të gjakut!

Zëvendësoni ilaçet e hipertensionit me çajin freskues të cilin mund ta përdorni edhe të ngrohtë edhe të ftohur krejtësisht.

Hulumtimi i ri ka zbuluar veprimet fantastike shëruese të bimës hibiskus, e cila është e dobishme për të gjithë ata që vuajnë nga hipertensioni, sepse bllokon enzimat të cilat ngushtojnë enët e gjakut.

Përbërësit:

– 4 filxhanë ujë,
– 3 lugë lule të thata hibiskusi,
– 1 lugë kanellë,
– 1 lugë sheqer ngjyrë të gështenjtë,
– lëng portokalli.

Përgatitja:

Kur uji të vlojë, qiteni hibiskusin, shtoni kanellën dhe lini të qëndrojnë 20 minuta.

Kullojeni dhe shtoni sheqerin dhe lëngun e portokallit.

Pini të ngrohtë apo të krejtësisht të ftohur.

Lulja e hibiskusit para së gjithash është cilësuar shkaku i dukjes, por meriton edhe të njëjtën vëmendje falë efekteve të veta shëruese.

Çaji nga hibiskusi është paksa me shije të hidhur, por mos harroni se është përplot me vitamina C, aminoacide, hekur, flavonoide, vajra eterike dhe acide.

Sipas një studimi të vogël të publikuar në The Journal of Nutrition, për gjashtë javë, 65 të rritur të cilët kishin shtypje paksa të ngritur të gjakut (por nuk ishin duke marrë ilaçe për tensionin e gjakut) kishin pirë ose tri gota me çaj të hibiskusit ose një pije placebo çdo ditë.

Rezultatet e studimit treguan se anëtarët e grupit të hibiskusit kishin përjetuar një rënie më të madhe të tensionit të gjakut (në krahasim me ata që konsumuan pije placebo).

Tronditen mediat serbe: Rusia i përgjigjet kërkesës së Thaçit për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Mediat serbe: Rusia i përgjigjet kërkesës së Thaçit për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Mediat serbe sot kanë komentuar kërkesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili siç thuhet ka kërkuar nga presidenti rus, Vladimir Putin për të “hequr barrën nga Serbia”, dhe të njohë Kosovën e pavarur.

“Moska duhet të shohin përtej interesave të Serbisë dhe Kosovën të mos e krahasojë me Krimenë”, citohet të ketë thënë Thaçi.

E po këtë deklaratë, përveçse e kanë marrë si provokim, mediat serbe kanë thënë se lidhur me këtë ka reaguar edhe ambasadori rus në Beograd.

“Në këtë provokim të hapur menjëherë reagoi ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Chepurin, i cili në një bisedë me Drejtorin e Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq ka thënë se Moska kurrë nuk do ta njohë shtetin e rremë të Kosovës”, shkruajnë mediat serbe.

“Chepurin dhe Gjuriq diskutuan për përgatitjet për seancën e ardhshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovë dhe veprim të përbashkët në parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Chepurin përsëriti qëndrimin parimor të Moskës mbi çështjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë. Ambasadori rus shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar për të mbështetur në mënyrë aktive përpjekjet e Serbisë për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre”, shkruajnë ato, duke u thirrur në një deklaratë të Zyrës për Kosovë.

Gjithashtu shtojnë se Milovan Drecun, kryetar i Komisionit për Kosovë dhe Metohi, beson se “ky provokim për incidente dhe të tjera të Prishtinës, bëhen për të shmangur formimin e Asociacionit të Komunave Serbe”.